Gazeta Vogel http://gazeta.etleboro.com/ Latest news from GazetaVogel Gazeta Vogel RSS info@gazetavogel.al info@gazetavogel.al it Wed, 08 Sep 2010 17:18:44 -0500 Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 Topi pret zv/Sekretaren e OKB-së http://gazeta.etleboro.com/?read=64373 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë gjithmonë për Shqipërinë. Ndër arritjet e Shqipërisë që përmendi kreu i shtetit, ishin anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe procesi në vijim i liberalizimit të vizave Shengen dhe ai i integrimit në Bashkimin Europian. Topi vuri në dukje rëndësinë që vendi ynë i jep bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar veçanërisht interesin e Shqipërisë për një rajon të stabilizuar e për marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me fqinjët. Duke folur edhe për cështjen e Kosovës, Topi u shpreh: “Ne e vlerësojmë të rëndësishme përkrahjen e pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmërinë e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi më i duhur pas mendimit këshillimor të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Shpresoj dhe uroj që në një të ardhme të afërt, edhe shteti i ri multietnik i Kosovës do të bëhet anëtar i familjes së madhe të OKB”. Nga ana e saj, zv/sekretarja e OKB-së, vlerësoi përparimin dhe disa prej arritjeve të vendit tonë në vitet e fundit të cilat “e kanë shndërruar Shqipërinë në një model për rajonin, qoftë përsa u përket përmbushjes së disa prej Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, apo pjesëmarrjes në projekte të ndryshme si ‘Një OKB’ në fusha me rëndësi të veçantë si demokratizimi i institucioneve, lufta kundër varfërisë, kundër korrupsionit, arsimi, kujdesi shëndetësor, barazia gjinore dhe të drejtat e pakicave.         Pergatiti: Jonida Salku]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64373 Rama, mbledhje me krerët socialistë të Bashkive http://gazeta.etleboro.com/?read=64368 Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar 8 majin e 2011-ës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Mësohet se mobilizimi dhe nisja e përgatitjeve për këto zgjedhje, është pikërisht qëllimi i kësaj mbledhje mes krerëve të Bashkive socialiste të vendit. Mësohet se Rama iu është drejtuar kolegëve të vet duke iu kërkuar luftë politike ndaj qeverisë Berisha.        Pergatiti: Jonida Salku]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64368 Hilari Klinton shtron darkë iftari për besimtarët myslimanë http://gazeta.etleboro.com/?read=64363 Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka shtruar një darkë iftari në departamentin e shtetit  për besimtarët dhe agjëruesit muslimanë. Klinton gjatë fjalës përshëndetëse foli dhe për ceshtjën që ka hapur shume debate në SHBA dhe që është djegia e librit të shenjtë të Kuranit nga një grup i krishterësh. “Jemi ulur së bashku ditën kur vjen lajmi se një prift në Florida do vazhdojë me planet për djegien e Kuranit të shenjtë më 11 shtator. Jam e emocionuar nga dënimi i qartë e i padiskutimtë që i kanë bërë këtij veprimi të padenjë udhëheqësit e të gjitha feve në Amerikë, nga të krishterët evangjelistë deri tek rabinët hebrejë, krerët sekularë dhe opinion-bërësit”, u shpreh sekretarja e shtetit Klinton.          Pergatiti: Mariza Jaupi]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64363 Berisha: 100-vjetori i Pavarësisë, me stadium dhe Parlament të ri http://gazeta.etleboro.com/?read=64352 Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast, të nisë menjëherë puna për ndërtimin e një Parlamenti të ri të Shqipërisë. Po ashtu, Berisha kërkoi nisjen e punës edhe për ndërtimin e një stadiumi kombëtar modern. Për të dy këto projekte që duhet të jenë gati për 100-vjetorin e Pavarësisë, pritet të shpallet sa më parë konkursi. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha kërkoi edhe “ridimensionalizimin e figurës historike të Ahmet Zogut”. Në lidhje me këtë cështje, Berisha tha: “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, te behet një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve cfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj”.         Pergatiti: Jonida Salku]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64352 Gaga pozon për “Vogue”me veshje tronditëse http://gazeta.etleboro.com/?read=64347 Këngëtarja Ledy Gaga është shfaqur si asnjëherë tjëtër me veshjet e saj super të vecanta dhe të cuditshme. Gaga ka pozuar për revistën “Vogue’ e veshur me bikini ngjyre mishi kafshesh. Veshja e saj ka shkaktuar zemërim në organizatën e të drejtave të kafshëve Ingrid Newkirk presidentja e saj eshtë shprehur: “Puna e Lady Gagës është të bëjë gjëra ekzotike”.            Pergatiti: Mariza Jaupi]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64347 Bosch: Një pakt mes palëve do të forconte pozicionin e Shqipërisë http://gazeta.etleboro.com/?read=64343 Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Një marrëveshje përfundimtare e pranueshme për të gjitha palët do ta forconte së tepërmi pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Bosch. Nesër Bosch do të raportojë në zyrën e OSBE-së në Vjenë dhe u shpreh se në raportin e tij do të bëjë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore politike dhe programatike të vitit të kaluar, ku do të mbizotërojë situata politike dhe klimës pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe shtetit të së drejtës.        Pergatiti: Jonida Salku]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64343 Perduca: Italia, ndërmjetës për dialogun Prishtinë-Beograd http://gazeta.etleboro.com/?read=64322 Dihet tashmë që Serbia ka bërë gati një projekt-rezolutë për ta paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë ku kërkohet ridiskutimi i statusit të Kosovës. Por, pas një sërë kundërshtive që janë shfaqur për këtë rezolutë nga vende dhe përfaqësues të ndryshëm në botë, thuhet se Serbia do të shqyrtojë mundësinë e “një tërheqje” deri në atë pikë sa të modifikojë rezolutën, ta zbusë atë. Senatori radikal italian Marco Perduca, ka bërë një deklaratë në lidhje me situatën aktuale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ai është shprehur se nëse Serbia do ta modifikonte rezolutën kundër Kosovës, atëherë Italia do të duhet të ofrohej si ndërmjetëse për lehtësimin e një dialogu të mundshëm mes Prishtinës e Beogradit. Deklarata e senatorit Perduca, vijon si më poshtë: “Në qoftë se sic raportohet nga shtypi serb në lidhje me versioni final të rezolutës që Serbia synon të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të 65-të rreth statusit të Kosovës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që derivojnë, do të ishte e vërtetë, dhe në këtë mënyrë do të hiqej nga teksti pjesa ku thuhet ‘Shkëputja e njëanshme e Kosovës është një mëyrë e papranueshme e zgjidhjes së problemit të krijuar nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008’, dhe që Serbia të pranonte atë që thuhet mbi gadishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për nisjen e një dialogu dhe mosdiskutimin e të gjitha cështjeve në tavolinë, sic parashikohej në tekstin fillestar (që do të linte të kuptohej përfshirjen në diskutim edhe të shpalljes së pavarësisë), do të ishte e nevojshme që Italia të ofrohet për ndjekjen e bisedimeve për llogari të Bashkimit Europian dhe lehtësimin e një zgjidhje të mundshme. Ditët e fundit në Beograd shkuan ftesa për të treguar më shumë gadishmëri mbi temën e Kosovës, nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle dhe ai britanik William Hague, në takimet që të dy ata kanë patur në Beograd. Ka muaj që Ministri Frattini ka treguar se di të kthejë në dispozicion të tij rastet për mbajtjen gjallë të raportit të Italisë me të dy vendet, por edhe për nisjen e një përfshirje më strukturale të Serbisë në komunitetin Europian. Falë mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është e nevojshme që Italia të kandidojë për koordinimin e veprimeve të nevojshme për forcimin e institucioneve kosovare dhe bërjen e të gjitha përpjekjeve që këto veprime të mos mbeten të izoluara në një moment delikat si ai ku komuniteti ndërkombëtar nisi tërheqjen e trupave ushtarake”.        Pergatiti: Jonida Salku]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64322 Honduras: Sulm në një fabrikë, 18 të vdekur http://gazeta.etleboro.com/?read=64321 Në një laborator për prodhimin e këpucëve në Honduras, 18 persona kanë humbur jetën gjate një sulmi me armë zjarri. Përsona te pa indentifikuar kanë hyrë në laborator në San Pedro Sula në veri të vendit ne nje fabrike ku punonin rreth 25 persona. Gjashtë persona janë plagosur, por 5 kanë vdekur në spital. Ende nuk dihen shkaqet për këtë ngjarje.            Pergatiti: Mariza Jaupi  ]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64321 Itali, Berlusconi kërkon shkarkimin e Finit http://gazeta.etleboro.com/?read=64320 Mosmarrëveshjet mes Kryeministrit italian Silvio Berlusconi (kryetar i Partisë Populli i Lirisë) dhe kryetarit të Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini, anëtar i së njëjtës partie, kanë arritur deri aty sa Berlusconi të kërkojë shkarkimin e Finit. Kryeministri italian e bëri të ditur një kërkesë të tillë pas një takimi që pati të hënën me liderin e Lidhjes së Veriut Umberto Bossi, kërkesë të cilën do t’ia parashtrojë edhe Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano. Edhe pse nga Lidhja e Veriut është parashtruar kërkesa për zhvillimin sa më shpejt të zgjedhjeve të reja, Berlusconi është “nxituar” ta paraqesë situatën aktuale tek presidenti. Ndërkohë, nga Presidenca italiane nuk është bërë e ditur mbërritja e ndonjë kërkese nga ana e Kryeministrit apo Bossi-t. Ndërsa për mediat, Berlusconi nga ana e vet ka këmbëngulur në idenë që Fini duhet shkarkuar, e Bossi nga ana e vet ka këmbëngulur në idenë qe duhen bërë sa më shpejt zgjedhje të reja.      Pergatiti: Jonida Salku ]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64320 Jolie në Pakistan, viziton viktimat e përmbytjeve http://gazeta.etleboro.com/?read=64318 Aktorja Angelina Jolie ka udhëtuar dy ditët e fundit drejt Pakistanit, ku ka vizituar viktimat përmbytjeve atje, si ambasadore e vullnetit të mirë nga UNHCR. Për këtë katastrofë që ndodhi në Pakistan, një javë më parë Angelina ka xhiruar edhe një video-mesazh, ku bën thirrje për mbarë botën, për më shumë angazhim në ndihmë të viktimave të kësaj katastrofe. Që prej viti 2001 kur Jolie u zgjodh ambasadore e vullnetit të mirë, ajo e ka vizituar katër herë Pakistanin.        Pergatiti: Jonida Salku ]]> Wed, 08 Sep 2010 00:00:00 -0500 http://gazeta.etleboro.com/?read=64318