Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas dhe muajit të historisë së gruas, i ka dhuruar zonjës Bardhylka Kospiri, cmimin e saj vjetor për gratë e guximshme. Zjn.Kospiri, sic njofton “Ora News”, është drejtoreshë ligjore e fondacionit shqiptar për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Cmimin me emër “Musine Kokalari”, e dorëzoi vetë ambasadori John Withers. Emri i cmimit është vënë në nder të heroinës shqiptare.
Në marrjen e cmimit, znj.Kospiri shprehu vlerësimin e rëndësishëm për gruan shqiptare, e vecanërisht për njerëzit me aftësi të kufizuara. Bardhylka Kospiri është gjithashtu eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe një kontribuese kyce në formulimin e rregullave mbi to.
Pergatiti: Violeta Ndoj