Të hënën e ardhme, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Miloshoski, do të kryejë një vizitë zyrtare në Prishtinë. Në këtë vizitë, sipas “Ora News”, Miloshoski do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Kosovës. Pritet që kryediplomati maqedonas të takohet me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci si dhe me Ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni.
Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar dhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë.
Vizita e Miloshoskit në Prishtinë, vjen pak ditë pasi MPJ e Kosovës dërgoi në Shkup të ngarkuarin e përkohshëm me punë, Skënder Durmishin. Durmishi nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale të presidenti i shtetit maqedonas duke qenë se nuk është ambasador shteti. Për vendosjen e Durmishit si i ngarkuar me punë në Maqedoni, procedurat kanë qenë më ndryshe.
Pergatiti: Violeta Ndoj