Sot në orët e para të mëngjesit, hakerat serbë kanë sulmuar faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Sipas “Balkanweb”, ata kanë vendosur sloganin “Kosova është Serbi” në faqen e internetit, si dhe simbole serbe e të kishës ortodokse. Ndërkohë, faqja e internetit të Ministrisë së Drejtësisë është kthyer në normalitet, pas ndërhyrjes së punonjësve të teknologjisë informative.
Kjo nuk është hera e parë që hakerat serbë propagandojnë qëndrimet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës, në faqet shqiptare të internetit.
Pergatiti: Violeta Ndoj