Qeveria greke e mbështet plotësisht procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Kështu ka deklaruar sot Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, pas firmosjes së disa marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën e sigurisë së rendit dhe kufijve me ministrin e Mbrojtjes greke, Mihali Hristoidhis.
Ministri grek Hristoidhis deklaroi në Tiranë, se krimi i organizuar në Greqi vazhdon të ketë rritje, në përbërje të të cilit ka shqiptarë. Sipas Hristoidhis, kokat e trafikut janë grekë, por pjesa më e madhe e trafikantëve janë shqiptarë.
“Kohët e fundit është shtuar krimi në radhët e të huajve, pa përjashtuar faktin që rrjetet e fuqishme drejtohen nga grekët. Duke qenë se shqiptarët janë të huajt më të shumtë në numër në Greqi, atëherë regjistrojnë edhe numrin më të lartë të personave të përfshirë në krim”, tha Hristoidhis, i cituar nga “Top Channel”.
Pergatiti: Violeta Ndoj