17:47:00 - 12.03.2010Kronika

Treni i linjës Tiranë-Shkodër, del nga shinat


Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka dalë nga shinat 3 kilometra në dalje të qytetit Lezhës. Sipas “Balkanweb” shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë kalbëzimi i travesave të hekurudhës. Mësohet gjithashtu se fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 15:45.

Pas daljes nga shinat, treni ka vazhduar të ecë edhe për 50 metra në tokë, duke vënë në panik pasagjerët.  

 

           Pergatiti:   Violeta  Ndoj


15:45:00 - 07.09.2010 - Kronika
Myftiu i Lushnjes Tomorr Boriçi, është sohqëruar sot në Policinë e Tiranës nga agjentët e Antiterrorit. Ai dyshohet për një trasfertë financiare të ardhur nga Arabia Saudite përmes një studenti shqiptar, e cila duhej të ishte përdorur për fina...

11:33:00 - 07.09.2010 - Kronika
Pas shumë protestavë që kanë bërë banorët e Dukatit, për të kërkuar të drejtën e tyre të pronës, kanë menduar të “bëjnë drejtësi” në mënyrën e tyre. Ata kanë “pushtuar” gadishullin e Karaburu...

11:06:00 - 07.09.2010 - Kronika
Një numër i konsiderueshëm mësuesish kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo, për shkak se Ministria i ka kaluar emrat e tyre nga mësues “aktivë” në mësues “në dispozicion”. Ata nuk kanë të drejtë...

12:46:00 - 06.09.2010 - Kronika
Disa shpërthime radhazi kanë ndodhur mbrëmë pranë hidrocentralit të Fierzës, në Urën e Drinit. Bëhet e ditur nga policia se shpërthimet kanë ndodhur gjatë natës, por nuk ka patur as viktima dhe as dëme. Sipas policisë, shpërthimet e ndodhura pra...

12:04:00 - 06.09.2010 - Kronika
Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit i është drejtuar me një letër trupit gjykues të kësaj cështje, ku i kërkohet të bëjë një gjykim të pandërprerë, të përditshëm, derisa të ketë një zgjidhje. Le...


    Afganistan, plagoset Komando shqiptar























  • Është plagosur me armë zjarri dje, një nga forcat Komando të forcave shqiptare në Afganistan. Lajmin e bën të ditur agjensia “Lajmifundit”, e cila u referohet burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë.
    Shtetasi i plagosur quhet Besnik Sadikaj, nga Trapoja. Sipas Ministrisë së Brëndshme incidenti ndodhi në zonën e quajtur Shindat në Afganistan, ku ndodhet një pjesë e kontigjentit shqiptar. Gjithashtu, mësohet se plagosja ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turneve të shërbimit.
    Pasi kanë vënë në dijeni familjen, autoritetet kanë mundësuar edhe një kontakt të drejtpërdrejtë me efektivin e repartit Komando,
    Gjëndja shëndetësore e ushtarit shqiptar, sipas të dhënave të deritanishme, është pa rrezik për jetën.
     
               Pergatiti:    Violeta   Ndoj
     




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.