16:40:00 - 12.03.2010Politikë

Withers: Ligji i SHISH cënon imazhin e Shqipërisë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers, ka shprehur sot shqetësim në lidhje me ligjin e miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve pak ditë më parë për Shërbimin Informativ të Shtetit. Ai ka mbajtur sot një konferencë shtypi për këtë cështje, duke theksuar se ky ligj cënon drejtpërdrejt pavarësinë e këtij institucioni dhe ekspozon hapur ndërhyrjet politike. Withers u shpreh se ligji i ndryshuar prish imazhin e Shqipërisë në arenën ndëkombëtare, prandaj, sipas tij, duhet rishikuar nga ekspertë ndërkombëtarë, para se Kuvendi të vendosë ta miratojë. “Shprehim shqetësimin e drejtpërdrejt të SHBA-ve për ligjin e SHISH. Kërkojmë me forcë që ky ligj të rishikohet nga ekspertët ndërkombëtarë përpara se të votohet në Kuvend, pasi ky aktuali cënon standartet ndërkombëtare. Është e nevojshme, që shërbimi informativ të mbetet profesional por në formën aktuale të këtij drafti kjo cënohet dhe si rrjedhim ligji është i papranueshëm. Shqipëria nuk duhet të shkojë në drejtim të gabuar”, theksoi Withers.

Projektligji në fjalë, i miratuar për SHISH, parashikon kufisimin e mandatit të Drejtorit të SHISH në 5 vjet. Ndërkohë, përmes një dispozite kalimtare, është sanksionuar se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shërbimeve inteligjente dhe të zëvendësit të tij, të kryhen 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

 

            Pergatiti:   Jonida  Salku

 


16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë ...

16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presid...

14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast,...

14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozici...

11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, zëvëndës/sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Asha Rose Migiro. Duke e falenderuar znj. Migiro për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe ...


    Rama në New York për Këshillin e Internacionales Socialiste























  • Delegacioni i Partisë Socialiste shqiptare me në krye liderin Edi Rama dhe i përbërë nga Arta Dade, sekretare ndërkombëtare e PS, si dhe nga deputeti Taulant Balla, ndodhen në New York për pjesëmarrjen në Këshillin e Internacionales Socialiste. Takimi po zhvillohet sot në selinë e Kombeve të Bashkuara. Axhenda e këtij takimi do të përmbajë kryesisht cështje dhe prioritete të lëvizjes socialiste botërore në lidhje me ekonominë globale, si dhe vazhdimin e debatit mbi ndryshimet klimatike përpara COP-16, dhe zhvillimet e fundit në fushën e çarmatimit dhe jo përhapjes.
    Delegacioni shqiptar do të ketë takime të vecanta edhe me drejtues të delegacioneve të tjera të pranishme në këtë aktivitet, me të cilët do të diskutojnë rreth problemeve që ka politika shqiptare aktualisht.
     
     
      Pergatiti: Jonida Salku




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.