16:00:00 - 12.03.2010Nga Bota

BE, ligj i ri për avionët


Një projektligj i ri për kujdesin e transportit ajror është rënë dakort të hartohet nga ministrat e Transporteve të Bashkimit Europian. Në bazë të këtij projekligji, sipas agjensisë “NOA”, parashikohet që në të ardhmen në rast aksidentesh ajrore, familjet e viktimave në BE të informohen më shpejt.

Në takimin e ministrave të transportit, u theksua se: “duhet evituar që shoqëritë ajrore të jenë nën trysni të vazhdueshme për dhënien e informacioneve. Për këtë arsye ramë dakord për një kompromis i cili parashikon një afat maksimal prej dy orësh për vënien në dispozicion të listës së pasagjerëve".

Standartet europiane duhet të njihen edhe në fushën e mjedisit si psh në mbrojtjen nga ndotja akustike dhe fluturimeve natën. Ndërsa mendohet që brenda Europës, pasagjerët duhet të detyrohen të paguajnë për skanerat e trupit.

Përsa i përket skanerave, shumica e mendimit në PE është që duhet ta paguajë shteti pra të gjithë taksapaguesit, ndërsa pjesa më e madhe e shteteve anëtare mendojnë se skanerat duhet t’i paguajnë pasagjerët e shoqërive ajrore.

 

           Pergatiti:   Violeta  Ndoj


15:32:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka shtruar një darkë iftari në departamentin e shtetit  për besimtarët dhe agjëruesit muslimanë. Klinton gjatë fjalës përshëndetëse foli dhe për ceshtjën që ka hapur shume debate në SHBA dhe...

12:46:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Në një laborator për prodhimin e këpucëve në Honduras, 18 persona kanë humbur jetën gjate një sulmi me armë zjarri. Përsona te pa indentifikuar kanë hyrë në laborator në San Pedro Sula në veri të vendit ne nje fabrike ku punonin rre...

12:07:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Mosmarrëveshjet mes Kryeministrit italian Silvio Berlusconi (kryetar i Partisë Populli i Lirisë) dhe kryetarit të Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini, anëtar i së njëjtës partie, kanë arritur deri aty sa Berlusconi të kërkojë shkarkimin e Finit. Kryemini...

14:44:00 - 07.09.2010 - Nga Bota
Në Kili ka shkuar një trapan gjigand për hapjen e një vrime me diametër 66 cm për të bërë të mundur daljen e minatorëve. Trapani ka ardhur nga Australia dhe ka arritur thellësi 100 metra, por duhet dhe 600 metra për të arritur vendndodhjen e minatorev...

17:34:00 - 03.09.2010 - Nga Bota
Në Gjirin e Meksikës, në zonën ku shpërtheu në prill një pus nafte që shkaktoi ndotjen më të madhe, ka shpërthyer një platformë nafte. Është shmangur për pak shkaktimi i një tjetër katastrofe natyrore si ajo e mëparshmja. Shpërthi...


    Rama Berishës: Prano kompromisin ose përgjegjësinë























  • Në daljen më të fundit për shtyp, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë ftesën ndaj kreut të maxhorancës Sali Berisha, për të pranuar kompromisin e ofruar në tryezën e Strasburgut më 20 maj. Rama i bëri thirrje Berishës që të mos e mbajë të bllokuar zgjidhjen. Ai rikujtoi këtu se nesër mbahet Samiti i Sarajevës dhe Berisha duhet t’i hapë rrugën transparencës, për të mos rënduar mbi shqiptarët pasojat e moszgjidhjes së krizës. “Pasojat e moszgjidhjes së saj janë bërë të qarta dhe janë shprehu dje publikisht edhe nga europarlamentari Kukan. I bëj apel zotit Berisha të pranojë kompromisin dhe t’i hapë rrugë transparencës. T’i hapë rrugë liberalizimit të regjimit të vizave dhe integrimit evropian. Ne e kemi pranuar kompromisin dhe ju ftoj zoti Berisha ta pranoni edhe ju pasi përgjegjësia do të bjerë totalisht mbi ju”, theksoi Rama.
     
     
     
       Pergatiti: Jonida Salku




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.