Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka dekretuar sot hyrjen në fuëi të ligjit “Për shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin 'MINURCAT' të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore”. Ligji u miratua dje në Parlament. Në të kërkohet shtyrja deri më 30 qershor e qëndrimit të kompanisë shqiptare në Cad, ndërkohë që misioni i saj ishte parashikuar të përfundonte më 15 mars. Kompania shqiptare në Cad përbëhet nga 63 paqeruajtës në operacione sigurie, patrullimi, ruajtjes së personaliteteve, objekteve, etj.
Pergatiti: Jonida Salku