14:39:00 - 12.03.2010Univers çudirash

Top-10 fenomenet pa shpjegim


1. Lidhja trup-mendje

Shkenca mjekësore deri më tani ka arritur vetëm në fillim të të kuptuarit të mënyrave sesi mendja ndikon trupin. Një shembull është efekti Placebo, sipas të cilit njerëzit mendojnë se iu lehtësua një simptomë mjekësore ose vuajtje, vetëm duke besuar se një kurë është efektive, ndërkohë që në të vërtetë kura është një farsë. E në rrjedhim të kësaj, është e cuditshme sesi aftësia e trupit për të shëruar vetveten është shumë më e mahnitshme sesa cdo gjë tjetër që mund të shpikë mjekësia moderne.

2. Fuqitë psikike dhe PEN

Fuqitë psikike dhe Perceptimi Ekstra-Ndijor (PEN), renditen ndër dhjetë gjërat më të pashpjegueshme, për faktin se besimi në to është shumë i përhapur. Hulumtuesit kanë testuar njerëz që pretendojnë të kenë fuqitë psikike, ndonëse rezultatet nën kushtet e kontrolluara shkencore deri më tani kanë qenë negative ose të paqarta. Disa studiues argumentojnë se fuqitë psikike nuk mund të provohen, ose zvogëlohen në prani të skeptikëve ose shkenctarëve. Nëse kjo është e vërtetë, shkenca nuk do të jetë në gjendje kurrë të provojë apo të hedhë poshtë ekzistencën e fuqive psikike.

3. Eksperienca pranë-vdekjes dhe jeta pas vdekjes

Njerëzit që ndonjëherë janë gjendur pranë vdekjes, kanë raportuar përvoja të ndryshme mistike ( për shembull duke shkuar në një tunel dhe dalin në një dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre, ndjejnë paqe, etj), të cilat mund të sugjerojnë një ekzistencë përtej varrit. Por përvojat përtej varrit askush nuk është kthyer të na i tregojë. Skeptikët sugjerojnë se përvojat pranë-vdekjes mund të shpjegohen si halucinacione natyrore dhe të parashikueshme të trurit të traumatizuar, por ende nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri se çfarë i shkakton këto përvoja.

4. UFO-t

Tashmë nuk ka dyshim se UFO-t (Unidentified Flying Objects) ekzistojnë. Shumë njerëz kanë parë gjëra në qiell që nuk mund t'i identifikojnë, duke filluar nga aeroplanët te meteorët. Nëse këto janë apo jo anije alienësh, është një çështje tjetër. Por distancat e studiuara të këtyre objekteve, të japin të dhëna për “të huaj” të ardhur nga Universi drejt Tokës. Por, pavarësisht nga hetimet e kujdesshme rreth UFO-ve, ende mbeten fenomene të panjohura.

5. Deja Vu

Deja-vu është një frazë frëngjisht që ka kuptimin “e kam parë njëherë” dhe i referohet një ndjenje të veçantë dhe misterioze që është përjetuar në një sërë rrethanash të veçanta më parë. Dikush për shembull po viziton për herë të parë një ndërtesë në një vend të huaj, por i duket shumë ambjent familjar, sikur e ka shikuar edhe herë tjetër. Disa njerëz i shpjegojnë këto fenomene si përvoja psikike të jetës së mëparshme, shpirtit para lindjes. Disa të tjerë i japin më shumë shpjegime natyrore, por prapë nuk kanë arritur t’i japin një shpjegim të duhur.

6. Fantazmat

Që nga “Makbethi” i Shakespeare e deri tek shfaqjet e ditëve të sotme si “NBC Medium”, shpirtrat e të vdekurve kanë bërë zënë gjithmonë vend të vecantë në folklorin dhe kulturën njerëzore. Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë hije të të huajve, apo të të afërmve të vdekur. Megjithëse prova përfundimtare për ekzistencën e fantazmave mbetet e pakapshme, dëshmitarë të bindur vazhdojnë të raportojnë se kanë parë, fotografuar, dhe madje komunikuar fantazmat. Studiuesit e fantazmave ende shpresojnë se një ditë që i vdekuri mund të kontaktojë me të gjallin në këtë mënyrë, por deri atëherë, fantazmat i klasifikojmë tek fenomenet e pashpjegueshme.

7. Zhdukjet misterioze

Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Shumica arratisen, disa pësojnë aksidente, disa rrëmbehen, disa vriten, por këto kategori zakonisht janë gjetur. E njëjta gjë nuk ndodh me zhdukjet misterioze. Sjellim ndërmend: që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerëz duket se janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kur personat e humbur janë gjetur, kjo ka ndodhur gjithmonë falë policisë, denoncimeve apo dëshmitarëve. Por kur provat mungojnë dhe s’ka asnjë shenjë, as policia dhe shkenca ligjore nuk mund të zgjidhin krimin.

8. Intuita

Sido që ta quajmë atë: ndjenjë e brendshme, shqisë e gjashtë, apo gjithcka tjetër, të gjithë e kemi përjetuar në një kohë apo një tjetër. Sigurisht, këto lloj ndjenjash që vijnë nga brenda qënies tonë, shpesh janë të gabuara, por në më të shumtën e rasteve rezultojnë të sakta. Psikologët vërejnë se njerëzit, në mënyrë të pavetëdijshme marrin informacion rreth botës që na rrethon, duke bërë që të na duket si informacion i njohur në momentin që përballemi me të, por duke mos ditur se kur dhe si e kemi mësuar. Megjithatë, kjo e psikologjisë konsiderohet vetëm një pjesëz e përgjigjes për të shpjeguar intuitën.

9. Këmbëmëdhenjtë

Për dekada me radhë, bisha të mëdha, leshatore, të ngjashme me njerëzit, të quajtura Këmbëmëdhenjtë (Bigfoot) janë raportuar herë pas here nga dëshmitarë në të gjithë Amerikën. Pavarësisht mijëra Këmbëmëdhenjve që mund të ekzistojnë si popullsi dhe mund të mbarështohen, ende nuk është gjetur asnjë trup i tyre. Asnjë i tillë nuk është vrarë nga një gjahtar, goditur për vdekje nga një makinë me shpejtësi, apo edhe vdekur nga shkaqe natyrore. Në mungesë të provave si dhëmbët dhe kockat, janë marrë si prova të ekzistencës së tyre në Tokë vetëm sytë e dëshmitarëve, apo foto e filmime të paqarta. Mëgjithatë, duke mos patur prova të qarta, shkenca konkludon për Këmbëdhenjtë se ose nuk ekzistojnë dhe janë dëshmi të sajuara, ose janë krijesa që rrinë larg syve njerëzorë, ose... janë fenomene të pashpjegueshme.

10. Gumëzhitjet në Taos

Disa nga banorët dhe vizitorët e qytetit të vogël të Taos, New Mexico, për vite me radhë kanë treguar se janë bezdisur dhe habitur nga një frekuencë e ulët gumëzhitjesh në ajrin shkretinor. Për cudi, këto gumëzhitje në Taos i kanë raportuar vetëm 2% nga popullsia vendase, ndërsa vizitorët i kanë ndjerë dhe raportuar shumë. Disa besojnë se gumëzhitjet shkaktohen nga një akustikë e jashtëzakonshme, të tjerët dyshojnë për histeri masive apo ndonjë sekret, ndonjë qëllim i keq. Por sido që të besohet për këto lloj gumëzhitjesh, natyrore apo psikologjike, ende askush nuk ka mundur t’i japë një shpjegim të saktë.

 

 

 

    Pergatiti: Jonida Salku

 


15:46:00 - 06.09.2010 - Univers çudirash
Një kolumbian me gjatësi 70 centimetra është shpallur personi më i shkurtër në botë dhe ka hyrë në rekordin botëror Guinness. Edward Nino Hernandez është personi për të cilin bëhet fjalë. Hernandez, 24 vjec peshon 10 kilogram dhe ka...

16:33:00 - 26.08.2010 - Univers çudirash
Një grua në Argjentinë ka hequr nga trupi i saj kancerin më të madh e njohur  mjekësia deri tani. 54 vjecarja është future në sallën e operacionit 140 dhe ka dalë 35 kg më pak sepse 23 kg ishin tumor malinj. Operacioni është kryer në spitalin “...

16:34:00 - 16.08.2010 - Univers çudirash
Po të “rrëmosh” nëpër kodet civile të vendeve të ndryshme të botës, gjen ligje nga më të cuditshmet, nga më absurdet, por edhe nga ato nga më të drejtat, që shpesh kanë qëllimin të të bëjnë të ndjehesh më tep...

12:50:00 - 16.08.2010 - Univers çudirash
Lind në Kinë nje fëmije me gjak roze. Fëmija është vetëm 40 ditësh dhe ajo ka patur problem me shëndetin pas tre javesh nga dita e lindjes. Sipas analizave foshja ka dalë se ishtë më infeksion në mushkëri, që ka si bazë anomali në gjak....

17:24:00 - 13.08.2010 - Univers çudirash
Një rastësi e bukur dhe shumë e cuditshme ka ndodhur në Chicago. Për secilën vec e vec, do të ishte një lajm krejt normal lindja e një fëmije, por ata janë katër motra, kanë mbetur shtatzanë thuajse në të njëjtën kohë dhe kanë lin...


    Futbollisti shqiptar i Ravenas Brian Filipi, vdes nga një aksident



























  • Rreth mesnatës së mbrëmshme ka gjetur vdekjen nga nja aksident rrugor sulmuesi shqiptar i skuadrës italiane të fubollit të Ravenas, Brian Filipi. Bllkanweb bën të ditur se futbollisti 20 vjecar është përplasur nga një makinë ndërsa ka qënë duke ecur në këmbë bashkë me një mik të tijin. Makina që e ka përplasur ka ndaluar nga përplasja edhe me makinat e parkuara, meqënëse ka qënë duke ecur me shpejtësi të madhe. Filipi është dërguar i gjallë në spital, por nuk ka mundur të rezistojë më gjatë.
     
           Pergatiti: Jonida Salku
      »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.