12:34:00 - 12.03.2010Nga Bota

Obama do të dhurojë Nobelin


Çmimin Nobel për Paqe, do ta dhurojë për një tjetër qëllim të ngjashëm: Bamirësi! Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, ka planifikuar që vlerën prej 1.4 milionë dollarësh të fituar me Nobelin e Paqes 2009, ta japë për bamirësi, për organizatat humanitare që ndihmojnë studentët, për familjet e veteranëse, për të mbijetuarit e Haitit, e thuajse nga pak për të gjithë. “Jam krenar që të mbështes punën e tyre”, shprehet Obama ndërsa anuncon dhurimin e cmimit.

 

 

   Pergatiti: Jonida Salku


15:32:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka shtruar një darkë iftari në departamentin e shtetit  për besimtarët dhe agjëruesit muslimanë. Klinton gjatë fjalës përshëndetëse foli dhe për ceshtjën që ka hapur shume debate në SHBA dhe...

12:46:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Në një laborator për prodhimin e këpucëve në Honduras, 18 persona kanë humbur jetën gjate një sulmi me armë zjarri. Përsona te pa indentifikuar kanë hyrë në laborator në San Pedro Sula në veri të vendit ne nje fabrike ku punonin rre...

12:07:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Mosmarrëveshjet mes Kryeministrit italian Silvio Berlusconi (kryetar i Partisë Populli i Lirisë) dhe kryetarit të Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini, anëtar i së njëjtës partie, kanë arritur deri aty sa Berlusconi të kërkojë shkarkimin e Finit. Kryemini...

14:44:00 - 07.09.2010 - Nga Bota
Në Kili ka shkuar një trapan gjigand për hapjen e një vrime me diametër 66 cm për të bërë të mundur daljen e minatorëve. Trapani ka ardhur nga Australia dhe ka arritur thellësi 100 metra, por duhet dhe 600 metra për të arritur vendndodhjen e minatorev...

17:34:00 - 03.09.2010 - Nga Bota
Në Gjirin e Meksikës, në zonën ku shpërtheu në prill një pus nafte që shkaktoi ndotjen më të madhe, ka shpërthyer një platformë nafte. Është shmangur për pak shkaktimi i një tjetër katastrofe natyrore si ajo e mëparshmja. Shpërthi...


    Kroaci, Topi takon Lew























  • Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, i ndodhur këto ditë në Zagreb, ka zhvilluar dje një takim me nënsekretarin Amerikan të shtetit Jacob Lew. Topi gjendet në Kroaci në kuadër të pjesëmarrjes në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të këtij vendi, Ivo Josipovic.
    Në takimin me Lew, Presidenti shqiptar vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shrehur bindjen se marrëdhëniet do të forcohen edhe më tej në të ardhmen. “Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë, si në rrugën e transformimeve të brendshme demokratike e në konsolidimin e demokracisë shqiptare, ashtu edhe për angazhimin e vazhdueshëm e kontributin e madh në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO”, u shpreh Topi në këtë takim. Vec të tjerash, ai e njohu nënsekretarin amerikan me zhvillimet që ka pësuar Shqipëria kohët e fundit, duke përfshirë këtu angazhimin në NATO dhe procesin integrues në Bashkimin Europian. Topi e falenderoi Lew dhe SHBA-në për rolin që ka luajtur dhe mbështetjen që ka dhënë për shtetin e Kosovës, duke qënë se dy ditë më parë ishte dyvjetori i shpalljes së pavarësisë së këtij shteti.
    Në takim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit politike dhe nismën që ka marrë Topi si ndërmjetës i bisedimeve mes palëve për zgjidhjen e krizës. Lew vlerësoi rolin konstruktiv të Topit dhe angazhimin e tij për të rifilluar dialogun politik dhe për të rivendosur legjitimitetin dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
     
     
        Pergatiti: Jonida Salku




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.