Shkenctarët suedezë kanë dalë në një përfundim të ri: Kalciumi të zgjat jetën! Nga studime të shumta është vënë re se duke shtuar dozën e konsumit të kalciumit në dietat ushqimore, apo edhe me tableta, ulet shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri deri në masën 25%.
Grupi i shkenctarëve suedezë eksperimentoi me më shumë se 23.300 meshkuj të moshës 45-79 vjec. Atyre iu dha një dozë kalciumi prej 1900 mg në ditë, thuajse dy-fishi i dozës së preferuar. Gjatë kësaj kohe, personat e studiuar treguan se kishin një presion gjaku më të ulët. Po ashtu, u vërejt ulje e rrezikut nga kanceri kolokteral dhe karcinoma e prostatës.
Pergatiti: Jonida Salku