11:36:00 - 12.03.2010Politikë

Miratohet rezoluta për vizat


Ndër zhvillimet e seancës së djeshme paramentare, përvec debateve pozitë-opozitë, që tashmë janë bërë të zakonshme, ajo që vlen për tu theksuar ishte rënia dakort me unanimitet për votimin e rezolutës për liberalizimin e vizave. Rezoluta në fjalë i është paraqitur Kuvendit të Shqipërisë nga Grupi parlamentar demokrat. Ajo u miratua me 127 vota Pro (të gjithë deputetët e pranishëm në sallë). Edhe deputetët e Partisë Socialiste, kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kësaj rezolute, edhe pse kishin kërkuar më parë që në rezolutë të përfshiheshin disa kritika të qeverisë, përfshi problemet me dokumentet e identifikimit dhe procesin e zgjedhjeve.

Sic publikon edhe “Lajmifundit”, rezoluta e liberalizimit të vizave përmban një sërë pikash të poshtëshënuara për Kuvendin.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë:

1. Konfirmon mbështetjen e të gjitha forcave politike të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe shpreh njëzëri vendosmërinë për të përmbushur objektivin e udhëtimit pa viza në vendet Schengen.

2. Vlerëson arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të procesit të liberalizimit të vizave dhe inkurajon qeverinë e Republikës së Shqipërisë për vazhdimësinë e përpjekjeve për të konsoliduar më tej progresin tashmë të konsiderueshëm, të njohur dhe të vlerësuar nga institucionet e BE.

3. Mbështet deklaratën e përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Këshillit datë 30 Nëntor 2009, dhe në vijim të saj miratimin e Rregullores 1244/2009, në bazë të së cilës të dy institucionet shprehen besimin që Shqipëria do të përfitojë për liberalizimin e vizave, sapo Komisioni të vlerësojë që Shqipëria i ka plotësuar detyrimet e udhërrëfyesit.

4. Përshëndet faktin që Komisioni Evropian i ka përfunduar misionet e ekspertëve dhe i bën ftesë Komisionit të respektojë kalendarin kohor për përgatitjen e raportit vlerësues, për të mundësuar propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave në fillim të pranverës 2010, çka do t’i hapte rrugë marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave deri më datën 1 korrik 2010.

5. Mirëpret që Parlamenti Evropian, vendet anëtare dhe Komisioni Europian të marrin në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të udhërrëfyesit nga Shqipëria si dhe konsensusin që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë lidhur me arritjen e objektivit të udhëtimit pa viza për qytetarët shqiptarë si pjesë e plotësimit të ëndrrës së tyre evropiane.

 

 

   Pergatiti: Jonida Salku


16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë ...

16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presid...

14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast,...

14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozici...

11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, zëvëndës/sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Asha Rose Migiro. Duke e falenderuar znj. Migiro për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe ...


    Eurostat: Shqipëria, e para në Europë për konsum ushqimor























  • Shqipëria rezulton i pari vend në Europë, ku qytetarët shpenzojnë më shumë se 90% të të ardhurave mujore për ushqim. Këto të dhëna vijnë nga “Eurostat” dhe janë bazuar nga analiza të ndryshme statistikore në Shqipëri. Vendi ynë rezulton i pari për konsum ushqimor, pasi në lidhje me pagën, cmimet janë relativisht të larta për produktet agro-ushqimore. Kështu, të dhënat statistikore, por edhe realiteti, tregojnë se për të blerë produktet kryesore ushqimore si buka, djathi, vezët, mishi, një qytetar shqiptar duhet të paguajë të njëjtën shumë që paguajnë 72% të europianëve. Pra, cmimet janë të përafërta me ato të Europës, ndërkohë që pagat jo.
     
     
     
        Pergatiti: Jonida Salku
     




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.