Në kuadër të qëndrimit të tij në Shqipëri për pjesëmarrjen sot në konferencën e Komitetit të Stabilizim Asocimit, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në BE, Pierre Mirel, ka folur rreth krizës politike të Shqipërisë. Sipas Mirel, nevojitet gjetja e menjëhershme e kompromisit, pasi duhet zgjidhur kriza. Mirel i bëri thirrje klasës politike shqiptare të gjejnë një zgjidhje para datës 18 mars, për mirëfunksionimin e Parlamentit, pasi sipas tij, pa konsensurs nuk mund të ketë integrim europian.
Ndërkohë, në takimi ne sotëm të Komitetit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëra do të përfaqësohet nga Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Nga Bashkimi Europian, përaqësues është Drejtori për Zgjerimin, Pierre Mirel. Në maj do të mbahet një tjetër takim i tillë, ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha vendet Europiane.
Pergatiti: Jonida Salku