19:57:00 - 09.03.2010RAJONI I BALLKANIT

Sejdiu, pret në takim Leterme


Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në këtë takim, sic njofton “NOA”, është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit si dhe integrimin e rajonit në BE. Lidhur me këtë të fundit, kryeministri Letereme e ka siguruar Presidentin Sejdiu se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë të Belgjikës, për rrugën e saj drejt perspektivës europiane. 

Presidenti Sejdiu, tha nga ana e tij se: “vizioni i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, duke shtuar se Kosova angazhohet për integrimin e të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike.

 

           Pergatiti:  Violeta  Ndoj

 

 

 

 

 


13:13:00 - 08.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Dihet tashmë që Serbia ka bërë gati një projekt-rezolutë për ta paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë ku kërkohet ridiskutimi i statusit të Kosovës. Por, pas një sërë kundërshtive që janë shfaqur për...

11:06:00 - 08.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Një shqiptar është vrarë në veri të Mitrovicës në një zonë të banuar me shumicë serbe. Policia e Kosovës ka thënë se viktima u qëllua me armë zjarri rreth orës 21:40 të ditës së martë (7 shtator) në afë...

16:38:00 - 07.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Projekt-rezolutën që do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Serbia ka gjasa ta zbusë. Këtë e deklarojnë mediat serbe, të cilat kanë cituar burime diplomatike. Marrëveshja pritet të formalizoh...

13:04:00 - 07.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka qëndruar në Katar, ku është pritur në takim nga Princi Tamim Bin Hamad Al Thani. Thaci e falenderoi Princin për ndihmën që Katari i ka dhënë shtetit dhe popullit të Kosovës, sidomos për anëtarësimin n&eu...

12:24:00 - 07.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Qeveria e Greqisë ka pësuar ndryshime në formatin e saj. Kryeministri George Papandreou ka bërë disa lëvizje politike në qeverinë e tij, lëvizje të cilat janë komunikuar mbrëmjen e djeshme vonë. Zëdhënësi i qeverisë greke Jorgos Petalotis ka kom...


    Komisioni i Ekonomisë, ndryshon ligjin e legalizimeve























  • Zonat informale që janë futur në proces legalizimi do të mund të paguajnë me letra me vlerë gjysmën e vlerës së truallit.
    Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat e ndryshimeve ligjore e kanë miratuar këtë projektligj pas disa javë diskutimesh. Në bazë të këtij projektligji, sipërfaqet brënda apo jashtë vijave të verdha pjesa mbi 300 dhe 500 metra katrorë do të paguhet deri në 50% me letra me vlerë.
    Isida Koka, eksperte e Ministrisë së Financave, cituar nga “Alsat”, është shprehur se: “Projekti ka si synim që të saktësojë që me bono privatizimi deri në 50% të vlerës së legalizimit jashtë vijave të verdha për sipërfaqe të parashikuara në pikat përkatëse të nenit 19 mund të behet legalizimi deri ne 50% me bono privatizimi. Gjithashtu ndryshimi ka prekur edhe nenin 20 për të saktësuar sipërfaqet për të cilat legalizimi do të bëhet pjesërisht në lekë dhe pjesërisht, deri në 50% të saj, me bono privatizimi”.
     
             Pergatiti:   Violeta  Ndoj
     
     




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.