19:53:00 - 09.03.2010Politikë

Meta, drekë pune me Bashkimin për Mesdheun


Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një drekë pune ambasadorët rezidentë të vendeve anëtare të Bashkimit për Mesdheun. Dreka, sipas agjensisë “NOA”, u zhvillua në kuadër të angazhimit politik të Shqipërisë dhe projektet konkrete të këtij organizmi. Meta ka theksuar në fjalën e tij rëndësinë që vendi ynë i kushton bashkëpunimit në kuadër të BpM.

“Bashkëpunimin në kuadër të Bashkimit për Mesdheun, ne e shohim si një vlerë të shtuar të politikës sonë të jashtme dhe si pjesë komplementare të procesit tonë të integrimit”, u shpreh Meta.

Meta ka theksuar synimin e qeverisë për të dinamizuar pjesëmarrjen e Shqipërisë, vecanërisht në forumet e bashkëpunimit konkret në fushën ekonomike, të kulturës, arsimit etj.

Meta tha se: “për këtë qëllim ne kemi përgatitur një plan konkret pune, ku përfshihet edhe mundësia e organizimit në Shqipëri të ndonjë takimi ministerial në fushën e energjisë apo të kulturës”.

Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio, nga ana e tij tha se objektivat prioritare të Bashkimit për Mesdheun kanë të bëjnë me transformimin e ideve në realitet, për të krijuar një zonë paqeje, dialogu ndërkulturor dhe prosperiteti në Mesdhe.

Në fund të drekës së punës, bashkëbisduesit janë ndalur në objektivat që duhen arritur dhe në sfidat e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

           Pergatiti:   Violeta  Ndoj


16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë ...

16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presid...

14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast,...

14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozici...

11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, zëvëndës/sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Asha Rose Migiro. Duke e falenderuar znj. Migiro për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe ...


    Ambasadorët e Organizatës së Konferencës Islamike në Shqipëri













  • Ambasadorët e Organizatës së Konferencës Islamike, përkatësisht të Arabisë Saudite, Egjiptit, Iranit, Libisë, Palestinës, Turqisë, janë sot në Tiranë. Ata janë pritur në një takim nga ministri i Jashtëm shqiptar Lulzim Basha, i cili i ka falenderuar ambasadorët për mbështetjen që i dhanë miratimit te Rezolutës për Kosovën në Konferencën në Damask. Basha tha se kjo Rezolutë ka patur një rëndësi të vecantë, pasi Organizata prej 57 shtetesh, bashkë me miratimin e saj ka vlerësuar edhe zhvillimet e Kosovës dhe ndikimin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai u shreh i bindur se me gjithë thirrjen që mbart në vetvete kjo Rezolutë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende anëtarë të Organizatës, këto shtete do ta njohin shtetin më të ri Ballkanik së shpejti. »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.