19:07:00 - 09.03.2010RAJONI I BALLKANIT

Judah: BE, do kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë


Analisti britanik Tim Judah, ekspert i cështjeve të Ballkanit, është shprehur për gazetën beogradase “Danas”, lidhur me integrimin e Serbisë në BE. Judah është shprehur se Bashkimi Europian do t’a kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia pak para hyrjes së saj në BE, dhe jo tani. Judah ka sqaruar për gazetën beogradase se bashkëpunimi rajonal nuk do të thotë njohje e Kosovës nga Serbia.

 

         Pergatiti:  Violeta  Ndoj

 


13:13:00 - 08.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Dihet tashmë që Serbia ka bërë gati një projekt-rezolutë për ta paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë ku kërkohet ridiskutimi i statusit të Kosovës. Por, pas një sërë kundërshtive që janë shfaqur për...

11:06:00 - 08.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Një shqiptar është vrarë në veri të Mitrovicës në një zonë të banuar me shumicë serbe. Policia e Kosovës ka thënë se viktima u qëllua me armë zjarri rreth orës 21:40 të ditës së martë (7 shtator) në afë...

16:38:00 - 07.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Projekt-rezolutën që do të paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Serbia ka gjasa ta zbusë. Këtë e deklarojnë mediat serbe, të cilat kanë cituar burime diplomatike. Marrëveshja pritet të formalizoh...

13:04:00 - 07.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka qëndruar në Katar, ku është pritur në takim nga Princi Tamim Bin Hamad Al Thani. Thaci e falenderoi Princin për ndihmën që Katari i ka dhënë shtetit dhe popullit të Kosovës, sidomos për anëtarësimin n&eu...

12:24:00 - 07.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Qeveria e Greqisë ka pësuar ndryshime në formatin e saj. Kryeministri George Papandreou ka bërë disa lëvizje politike në qeverinë e tij, lëvizje të cilat janë komunikuar mbrëmjen e djeshme vonë. Zëdhënësi i qeverisë greke Jorgos Petalotis ka kom...


    Nisin seancat gjyqësore ndaj Moisiut, i akuzuar për shpifje























  • Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Alfred Moisiu, po përballet dyerve të Gjykatës, ndaj akuzës kundër tij për shpifje. Kjo akuzë është bërë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste Nazmi Bilani, i cili ka patur dy mandate rresht në Kuvend, para ligjislaturës aktuale. Sipas “Balkanweb”, ai e ka akuzuar Moisiun për shpifje të kryer botërisht dhe ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së tij. Tashëm janë bërë katër kandidatë për deputetë që kanë bërë kallëzime penale për ish-presidentin, i cili sot ka patur seancën e parë gjyqësore si i akuzuar.
    Moisiu “shpalli listën e zezë” prej 21 deputetësh, përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilët nuk ishin të denjë për të kandiduar, secili për precedentët e vet. Bilani ishte një nër ta, i cili ka kandiduar në këto zgjedhje në emër të Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, por nuk arriti të fitonte mandat.
     
      



    Pergatiti: Jonida Salku »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.