Ashtu sikurse më shumë se në herë është bërë e ditur dje se opozita shqiptare mori vendimin të ndërpresë bojkotin Parlamentar, kjo ndodhi. Seanca e parë e nisur dje pasdite, ashtu sic pritej nisi me betimin e deputetëve të Partisë Socialiste. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pëshëndeti hyrjen e deputetëve opozitarë në Kuvend dhe u premtoi atyre gjithë hapësirat ligjore parlamentare. Ajo i bëri ftesë publike kreut të PS Edi Rama, që të merrte pjesë në këtë seancë parlamentare. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
I pari që mori fjalën ndër deputetët “e rinj” të Kuvendit, ishte kreu i Asamblesë Parlamentare të PS, Gramoz Ruci. Ai theksoi edhe një herë “kushtin” e opozitës, që nëse nuk hapen kutitë, këta deputetë dalin sërish nga Kuvendi. Duke orfuar për deputetët e sallës dy projektligjet e hartuara nga PS për hetimin e pakushtëzua rtë zgjedhjeve dhe për ngritjen e menjershëm të komisionit parlamentar hetimor për këtë cështje, Ruci ftoi maxhorancën të pranonte propozimin e opozitës. “Oferta jonë për zgjidhjen e kësaj krize është propozimi që ju kemi sjellë, pra amendimi për komisionet hetimore dhe projekt-vendimi për ngritjen e menjëhershme të komisionit hetimor mbi transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Refuzimi i mazhorancës ndaj një propozimi të tillë do të merret ndaj opozitës si prova më e qartë të krimit elektoral që fshihet në kutitë e votimit të 28 qershorit. Topi është në fushën tuaj zoti Berisha, mos na mohoni të drejtën kushtetuese, për transparencën e 28 qershorit që mungon, si e vërteta që ju ka njollosur. Opozita ka ardhur në parlament që të japë në dorë çelësat e zgjidhjes së krizës. Jemi këtu për t’u thënë nëse e doni opozitën në sallë apo e doni në rrugë. Nëse nuk e dëgjoni zërin tonë, ne do të jemi në rrugë në protesta pa ndalim”.
Pas Rucit, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentra të Partisë Demokratike Astrit Patozi. Ai ndër të tjera, i bëri ftesë opozitës që të mos e riniste bojkotin që sapo thyen.
Më pas ka folur Keyeministri Sali Berisha. Përvec replikave ironike të përdorura ndaj fjalës së Rucit, Berisha tha: “Kohët janë shumë të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë kohët e një procesi jetik dhe vendimtar për të kapur të ardhmen e tij. Presim kritikën e opozitës, vështrimin e saj kundërshtues, oponencën, por edhe mbështetjen e saj në këtë proces”.
Por, ajo që duhet theksuar se ndodhi në replikat që shkëmbyen Ruci e Berisha në këtë seancë, është cështja e votave në fshatin Ruzhdie të Fierit, ku Berisha, ashtu sikurse opozita, pretendon se maxhorancës i është “ngrënë” një mandat. Për këtë deputeti Ruci iu drejtua Berishës: “Po të bëj një sfidë: Hap vetëm kutinë e fshatit Ruzhdie dhe nëse ajo kuti del e regullt, unë bashkë me 8 kolegët e mi të qarkut të Fierit jo vetëm që lëmë mandatet, por largohemi edhe nga politika. Në rast të kundërt, refuzimin tuaj do ta merrja si provën më të qartë për vërtetësinë
»»»