19:01:00 - 09.03.2010Politikë

Basha, pret në takim shoqatën e bashkive


Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ka pritur një përfaqësi të shoqatës së bashkive, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës. Në këtë takim, sipas “Balkanëeb”, Basha është shprehur se fondet për bashkitë dhe komunat janë ndarë në mënyrë të barabartë nga qeveria, pavarësisht nga forcat politike nga të cilat ato drejtohen. Basha ka kërkuar gjatë takimit prova nga të gjithë ata që pretendojnë se qeveria ka cunguar pavarësinë financiare të pushtetit vendor.

Ministri Basha ka theksuar se: “nuk më mbetet gjë tjetër vecse të përsëris vullnetin e kryeministrit Berisha për këdo që pretendon se ka një zvogëlim mund ta paraqesë me fakte dhe padyshim që qeveria do ti kompensojë. Deri më sot, përvec retorikës nuk kemi patur asnjë dëshmi të tillë dhe nuk do të kemi për sa kohë që qeveria vazhdon në mënyrë progresive në cdo situatë të ketë parësore mbajtjen e niveleve optimale të financimit tuaj dhe avancimin e tyre më tej”.

Drejtues të bashkive ku qeveris e majta, kishin lajmëruar javë më parë protesta kundër ndërhyrjes që po bën qeveria në punët e bashkive. Sipas tyre, qeveria po ndërhyn në mbledhjen e taksave si dhe në shpërndarjen e fondeve dhe granteve për përfaqësitë e pushtetit vendor në Shqipëri.

 

         Pergatiti:   Violeta  Ndoj


16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë ...

16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presid...

14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast,...

14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozici...

11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, zëvëndës/sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Asha Rose Migiro. Duke e falenderuar znj. Migiro për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe ...


    Korcë, emigrantët protestojnë për pasaportat























  • Emigrantët që kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike në Korcë, kanë bllokuar sot rrugën kryesore të këtij qyteti në shenjë proteste. Ata janë vonuar shumë për marrjen e këtyre pasaportave, për shkak të pushimeve që ka patur administrata e shtetit dhe për vonesat që po iu shkaktohen atyre. Emigrantët kanë pritur me radhë të gjata përpara zyrave të aplikimit dhe po iu kalon koha për tu kthyer në Greqi, ku punojnë e jetojnë. Ata kanë protestuar për disa orë, duke e mbajtur të bllokuar rrugën, ndërkohë që më pas u hapen zyrat e aplikimit.
     
     
       Pergatiti: Jonida Salku




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.