17:51:00 - 09.03.2010Politikë

Topalli, takon kryeparlamentaren e Pakistanit


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, mori pjesë në punimet e Samitit Botëror në Ankara “Të drejtat e gruas lidhin lindjen me perëndimin”. Topalli me këtë rast, sipas agjensisë “NOA”, ka zhvilluar takime me personalitete turke, ministre e deputetë, si dhe me figura të njohura parlamentare nga vende të ndryshme të pranishme në këtë konferencë.

Të drejtat e grave, janë konsideruar si një cështje që duhet t’i jepet prioritet në axhendën e parlamentarëve, gjatë takimit që znj.Topalli pati me homologen e saj të Pakistanit, Fahmida Mirza.

Të dyja lideret ishin të mendimit se bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve duhet të thellohet. Ato theksuan nevojën e shkëmbimit të vizitave dhe përvojave në të gjitha nivelet parlamentare. Nga ana e saj, Kryeparlamentarja e Pakistanit Mirza ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Duke shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë, Mirza i ka uruar mirserdhjen homologes shqiptare në vendin e saj.

 

           Pergatiti:  Violeta  Ndoj

 


16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë ...

16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presid...

14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast,...

14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozici...

11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, zëvëndës/sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Asha Rose Migiro. Duke e falenderuar znj. Migiro për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe ...


    Szekeres: Hungaria do të mbështesë hyrjen e Shqipërisë në BE













  • Në një vizitë të tij në Tiranë, ministri i Mbrojtjes i Hungarisë Imers Szekeres takoi homologun e tij shqiptar Gazmend Oketa. Ai garantoi ministrin tonë se në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria do të ketë mbështetje të plotë nga Hungaria, sic e mbështeti në anëtarësimin në NATO, po ashtu sic ka mbështetur edhe pavarësinë e Kosovës. Szekeres shprehu se e vlerëson faktin që Shqipëria ka kontibuar për stabilite tin në Ballkan. Ai tregoi gadishmëri në emër të qeverisë hungareze, për të vazhduar më tej bashkëpunimet dhe investimet në Shqipëri.
      »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.