Sipas një burimi të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, të cituar nga “Top-Channel”, Greqia së shpejti do të nisë kërkimet për naftë në detin Jon. Këtë do ta bëjë përpara se të nisë kërkimet në detin Egje, pasi “Greqia e ka më të lehtë me Shqipërinë”. Po i njëjti burim bën të ditur se qeveria greke ka ngritur madje një komision të posacëm për menaxhimin e rezervave minerare, i cili pritet të fillojë nga puna brenda pak ditëve. Ky komision do të përbëhet prej eksperteve gjeologë, specialistë të kërkimeve sizmike, përfaqësues të partive politike, ekspertë juridike, punonjës të Ministrisë së Jashtme dhe shërbimeve sekrete.
Fakti që Greqia e nis nga Joni sepse e ka më të lehtë me Shqipërinë, është shpjeguar nga burimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme greke se Shqëipra nuk e harron ndihmën greke për anëtarësimin në NATO dhe po kërkon me ngulm anëtarësimin në Bashkimin Europian. Po ashtu, sipas Ministrisë së Jashtme greke Shqipëria ka disavantazhin e mosnjohjes së mirë të cështjeve gjeo-strategjike dhe rëndësisë që kanë këto rezerva të naftës. Mungesa e fondeve për gjetjen dhe shfrytëzimin e rezervave të naftës në deti Jon, interferimi i fortë i faktorëve politikë në kushtet e negocimit, mungesa e ekspertëve të mirfilltë të këtyre fushave nga komisionet negociatore, janë gjithashtu pika të dobëta të Shqipërisë, sipas Ministrisë së Jashtme Greke.
Pergatiti: Jonida Salku
»»»