16:49:00 - 09.03.2010Politikë

Berisha takon Sekretarin e Traktatit të Atlantikut


Kryeministri Sali Berisha, ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, Troels Froling. Kjo Shoqatë u krijua në1954-ën për mbështetjen e misionit të NATO-s dhe ka të anëtarësuar personalitete të shquar të politikës, jetës akademike, shoqërisë civile dhe të tjerë, të më shumë se 42 vendeve.

Berisha ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për organizimin dhe zhvillimin e Asamblesë se Përgjithshme kësa Shoqate në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010. Ai gjithashtu, vlerësoi punën dhe kontributin e Shoqatës për informimin e publikut dhe promovimin e vizionit për paqen, sigurinë globale dhe vlerave të lirisë e demokracisë, që mbron NATO.

Ndërsa nga ana e tij Froling falenderoi Berishën për mbështetjen dhe pritjen. Sic bën të ditur agjencia NOA, Froling ka shprehur mirënjohjen për qeverinë shqiptare, për mbështetjen që po jep për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme në vjeshtë në Tiranë.

 

             Pergatiti:  Jonida  Salku

 


16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në takim zëvendës/sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha Rose Migiro, e cila po qëndron në Shqipri për disa takime pune. Topi e falenderoi zonjën Migiro për kontributin që OKB ka dhënë ...

16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, por edhe të kryetarit të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot në selinë rozë një mbledhje me krerët e Bashkive që i përkasin kësaj partie. Ky takim me dyer të mbyllura, vjen pak ditë pasi Presid...

14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, fjala e Kryeministrit Sali Berisha është përqëndruar tek projektet që qeveria shqiptare ka për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, që përkon pas afro 2 vitesh. Berisha kërkoi që me këtë rast,...

14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, ka deklaruar së fundmi në media se palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje të pranueshme për të gjithë. Sipas Bocsh, një marrëveshje e tillë do të forconte pozici...

11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, zëvëndës/sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Asha Rose Migiro. Duke e falenderuar znj. Migiro për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Shqipërisë dhe ...


    Topi takon Vujanovic: Kosova duhet të përfshihet në rajon













  • Në kuadër të zhvillimit të samitit të Cetinjës që zhvillohet në Mal të Zi, për kulturën e vendeve të Europës Juglindore, Topi gjendet atje si pjesëmarrës në këtë samit. Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka takuar dje në Budva të Malit të Zi, homologun e tij Filip Vujanovic. Pas lajmit se ne samitin e Cetinjës nuk ishte ftuar presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, Topi i tha Vujanovic se Kosova është tashmë shtet demokratik e shumëetnik dhe duhet të përfshihet në cfarëdolloj nisme të rajonit, gjë që do të forconte edhe bashkëpunimin mes këtyre shteteve. Ndërsa Vujanovic, tha nga ana e tij se ishte i interesuar për rritjen e bashkëpunimit midis vendeve rajonale, në kuadër të integrimit të tyre të përbashkët në strukturat euroatlantike.  Ai u shpreh se vlerësonte bashkëpunimin e vendit të tij me Shqipërinë në të gjitha fushat, pasi ishte një bashkëpunim jo vetëm i dobishëm për këto dy shtete, por edhe një shembull pozitiv për rajonin.  »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.