16:22:00 - 09.03.2010Sport

Armand Duka, sërish në krye të FSHF


Armand Duka është mori sot mandatin e tretë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, i zgjedhur nga Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Armand Duka u zgjodh si president me 45 vota, ndërsa kandidati tjetër Refik Halili ka marrë 15 vota dhe kandidati i tretë Rudi Vata mori vetëm një votë.

Pas rizgjedhjes në krye të FSHF-së, në fjalën e tij Duka u shpreh se tashmë ka nisur të mendojë për detyrat që e presin si president i FSHF-së.

“Duhet të kemi sa më shumë rezultate në ekipin kombëtar dhe të angazhojmë sa më shumë fëmijë në futboll”, u shpreh Duka.

Duka është akuzuar nga rivalët e tij, gjatë fushatës, për korrupsion.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Zgjedhore të Federatës në Durrës, Duka ka theksuar nevojën e përmirësimit të infrastrukturës sportive, si një nevojë emergjente e përmirësimit të gjendjes së stadiumeve. I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri. Xhaferri është shprehur se futbolli është një mënyrë e mirë me të cilën mund të përhapet një imazh pozitiv për vendin.

 

              Pergatiti:  Violeta  Ndoj


11:14:00 - 07.09.2010 - Sport
Policia e Tiranës njofton marrjen e masave te duhura për mbarvajtjen e ndeshjes Shqipëri – Luksemgurg kryesisht në akset rrugore të stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë do të ndalohet parkimi rreth stadiumit nga ora 12:30 de...

17:02:00 - 27.08.2010 - Sport
Të gjitha skuadrat e futbollit synojnë të jenë të popullarizuara. Por jo gjithmonë arrin këtë gjë. Për shkak të drejtuesëve dhe pse investojnë shumë për të fituar trofe dhe njëkohësisht të rrisë numrin e tifozeve. Klubet fillohen ...

16:29:00 - 25.08.2010 - Sport
Lojtari Ronaldinho ka falenderuar te gjithë fansat e tij, futbollistët, miqtë dhe stafin. Ai ka shkruar ne faqen zyratare të internetit të Barcelonës: .“Do doja të përfitoja nga ky rast për të falenderuar për gjithçka kemi ndarë në pesë vite ku ka...

12:08:00 - 20.08.2010 - Sport
Gjatë një ndeshje basketbolli në kuadër kampionati, mes skuadrave Greqi-Serbi, një sherr i vogël në fushë ka degjeneruar në një rrahje mes skuadrave. Fillimisht sherrin e kanë nisur dy lojtarë të skuadrave kundërshtare në fushë (por vende të njo...

13:38:00 - 17.08.2010 - Sport
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini i ka derguar një lëtër Kryemistrit Sali Berisha ku i kërkon të ndërhyjë në konfliktet që kanë ndërmjet FSHF-së dhe stadiumit “Qemal Stafa”. Në letrën e shkruar nga Platini drejtuar Berishës thuhet se...


    Kryebashkiakët socialistë, protestë për autonominë vendore























  • Dje kanë zhvilluar një protestë paqësore para selisë së Kryeministrisë kryetarët e Bashkive Socialiste. Protesta është zhvilluar në kuadër të kërkesave që kanë këto njësi vendore, që të mos cënohet nga ana e qeverisë autonomia vendore. Sipas kryetarëve, shteti ka ndërprerë investimet dhe ka pakësuar buxhetin në njësitë vendore që drjetohen nga Partia Socialiste, si dhe po i shkakton dëme biznesit, duke i kthyer bizneset e vogla në të mëdha, për të paguar më shumë taksa, gjë që do t’i conte drejt falimentimit.
    Të gjithë kryebashkiakët socialistë mbajtën fjalën e tyre në këtë protestë paqësore përpara një numri të konsiderueshëm protestuesish qytetarë, dhe po ashtu, edhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama. Në emër të të gjithë krerëve të tjerë vendorë, Rama i bëri apel kryeministrit Sali Berisha, që të zbatojë ligjin në lidhje me vendorët. Ata paraqitën një sërë kërkesash, duke kërcënuar se nëse nuk plotësohen, atëherë protestat e tyre do të përshkallëzohen deri në ndërprerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Apeli publik idrejtuar Berishës, u nënshkrua nga të gjithë kryebashkiakët socialistë të pranishëm, dhe në të, ndër të tjera thuhej: “Sot ka mbërritur ajo pikë ku kërcënohen të gjitha funksionet bazë të qeverive tona. Bashkitë nuk u përgjigjen qytetarëve as për shërbimin elementar të pastrimit. Deri më sot prononcimet tona publike shqetësimet tona e ngritura në emër të gjitha komuniteteve, kushtetutës, përgjegjësive tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Në këtë apel publik, pyesim deri kur do të vazhdojë marrdhënia e shkatërruar e pushtetit vendor me atë qëndror. Nga paaftësia e qeverisjes, qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, u shkaktohen gjithnjë e më shumë probleme. Qeveria nuk do dhe nuk di t'i zgjidhë problemet. Ne kerkojmë angazhimin tuaj për plotesimin e 5 kushteve tona deri më 5 dhjetor”. Rama, i cili lexoi apelin, rreshtoi edhe pesë kërkesat bazë që ai përmbante:
    1. Anullimi i Amendamentit për Taksat Vendore.
    2. Anullimi i vendimit që i konsideron bizneset e vogla si të mëdha.
    3. Aplikimi i Taksave të ndara.
    4. Kompensimi i të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i Taksave të biznesit.
    5. Dhënia fund praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore.
     
     
        Pergatiti: Jonida Salku
     




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.