13:37:00 - 09.03.2010TEMA SOCIALE

Si lidhet truri me personalitetin tonë?


Disa trajta të personalitetit mund të jenë të lidhura me forcën e disa lidhjeve të veçanta të trurit. Një studim i Universitetit të Bonit dhe të Arizonës analizon aftësitë elektrike dhe kimike të striatit, një strukture nënkortilale në tru, që aktivizohet nga stimuj që lidhen me shpërblime të mëparshme, që kanë krijuar dy karakteristika të qëndrueshme të personalitetit.

Një hipotezë e mëparshme thoshte se striati ventral kishte si funksion ndërveprimin e strukturave limbike dhe motorike. Rezultatet e kërkimeve aktuale sugjerojnë se organizimi i fibrave nervore të rrjetit subkortikal në hipokampus, amigdalë dhe striat ventral, lidhen me ndryshimet individuale të personave që kërkojnë ndjesi të reja, kundrejt rrjetit mes korteksit ballor  dhe striatit që lidhen me ndryshimin e personave përsa i përket pranueshmërisë sociale. Punë e trurit për kërkimin e ndjesive të reja është një tendencë si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët. “Kërkuesit e ndjesive të reja” klasifikohen si tipar më vete i personalitetit, si dëshirë për të eksperimentuar situata të reja, për t’u vënë në provë, për të rrezikuar, për të patur ndjesinë e ekzistencës. Kërkuesit kanë përdorur një teknikë  të njohur si Tratografia (DT-MRI), një proçedurë moderne neuroimazhesh, e bazuar në rezonancën magnetike nukleare, e aftë për të parë “in vivo” në mënyrë joevazive, informacione të detajuara mbi organizimin dhe orientimin struktural të fibrave të substancës së bardhë të trurit.

Këtë analizë e bënë 20 vullnetarë të shëndetshëm, që më parë kishin plotësuar një pyetësor për vlerësimin e sjelljeve në kërkim të ndjesive të reja dhe konformizmit social. Duke vlerësuar parametrat, kërkuesit gjetën një korelacion: individët që duan dhe kërkojnë vazhdimisht ndjesi të reja, kishin lidhje nervore të zhvilluara mes hipokampusit, amigdalës, striatit ventral dhe të mesëm (sidomos në hemisferën e majtë të trurit). Amigadala modulon akivitetin e hipokampusit dhe striatit ventrial në rastin e kërkimit të ndjesive të reja. Nga ana tjetër, fibrat e zonës kortikale ballore në striat organizojnë dëshirën e njohjeve sociale. Ky studim ndihmon në njohjen e fazave të ndryshme të sjelljes së motivuar, të lidhjes mes të resë, motivimit, kujtesës, dhe hedh bazat për kërkimin e lidhjeve  neurobiologjike të kushteve klinike ku janë të implikuara striatet, të tilla si depresioni madhor apo abuzimi e drogat.

 

 

    Pergatiti: Jonida Salku


15:16:00 - 04.08.2010 - TEMA SOCIALE
Le të vëmë pak gëzim tek gjithcka që bëjmë. Le të kemi një ndjenjë të shëndoshë të humorit të mirë. Dhe të mos harrojmë se buzëqeshja është transmetuese! Ja ca gjëra që nuk i dini rreth buzëqeshjes: ...

11:06:00 - 17.07.2010 - TEMA SOCIALE
E nisim me tre rregullat e arta të jetës në çift:   1. Vlerësimi si për veten, ashtu edhe për partnerin 2. Heqja dorë e projektimit të iluzioneve tek partneri 3. Partneri është si të gjitha qeniet njerëzore, me difekte dhe mangësi   ...

16:18:00 - 17.06.2010 - TEMA SOCIALE
Përgjatë këtij viti, në gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë arritur shumicën e forcës punëtore, por edhe të asaj menaxhuese, femrat! Dhe jo vetëm për sa i përket punës. Në kolegje gjithashtu vitin e fund...

16:44:00 - 31.05.2010 - TEMA SOCIALE
Përse zgjedhim një partner të caktuar në vend të një tjetri ? Cilat janë karakteristikat fizike, psikologjike dhe ato të sjelljes që duhet ketë një partner për të qenë tërheqës? Dhe më shumë akoma: Çfarë duam ne nga kjo marrdh&e...

12:59:00 - 19.05.2010 - TEMA SOCIALE
Çdo sekondë, thuajse 30 mijë persona vizitojnë një faqe interneti pornografike. Për shumë prej tyre, ky veprim është kthyer në një patologji, e cila po u shkatërron jetën. Shpeshtimin e saj po e shton fakti që ti ndihesh i vetëm dhe i sigurt para nj&eum...


    Withers: Ligji i SHISH cënon imazhin e Shqipërisë























  • Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers, ka shprehur sot shqetësim në lidhje me ligjin e miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve pak ditë më parë për Shërbimin Informativ të Shtetit. Ai ka mbajtur sot një konferencë shtypi për këtë cështje, duke theksuar se ky ligj cënon drejtpërdrejt pavarësinë e këtij institucioni dhe ekspozon hapur ndërhyrjet politike. Withers u shpreh se ligji i ndryshuar prish imazhin e Shqipërisë në arenën ndëkombëtare, prandaj, sipas tij, duhet rishikuar nga ekspertë ndërkombëtarë, para se Kuvendi të vendosë ta miratojë. “Shprehim shqetësimin e drejtpërdrejt të SHBA-ve për ligjin e SHISH. Kërkojmë me forcë që ky ligj të rishikohet nga ekspertët ndërkombëtarë përpara se të votohet në Kuvend, pasi ky aktuali cënon standartet ndërkombëtare. Është e nevojshme, që shërbimi informativ të mbetet profesional por në formën aktuale të këtij drafti kjo cënohet dhe si rrjedhim ligji është i papranueshëm. Shqipëria nuk duhet të shkojë në drejtim të gabuar”, theksoi Withers.
    Projektligji në fjalë, i miratuar për SHISH, parashikon kufisimin e mandatit të Drejtorit të SHISH në 5 vjet. Ndërkohë, përmes një dispozite kalimtare, është sanksionuar se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shërbimeve inteligjente dhe të zëvendësit të tij, të kryhen 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
     
                Pergatiti:   Jonida  Salku
     




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.