12:29:00 - 09.03.2010Kronika

Moti vështirëson situatën në veri


Ditët e fundit, një situatë problematike ka krijuar moti i ftohtë me akull dhe reshje dëbore në veri të Shqipërisë. Zonat më në situatë të keqe janë Tropoja dhe Kukësi. Për shkak të akullit dhe borës, është bërë i vështirë kalimi në disa akse rrugore. Pavarësisht pastrimit të vazhdueshëm nga borëpastrueset, është e vështirë të kalohet në aksin kryesor rrugor Qafë Morinë-Bajram Curri-Fierzë, aks që lidh Tropojën me Kosovën. Po ashtu, e vështirë është gjendja edhe në akset Bajram Curri-Krumë, Fierzë-Qafë Mali, Morinë-Kukës-Qafë Shllak, Krumë-Kukës, Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë. Sipas të dhënave të autoriteve vendore, këto akse janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Mjetet e rënda janë ndaluar përkohësisht të udhëtojnë në këto zona, pasi rrezikojnë rrëshqitjen nga akulli dhe bora.

Ndërkohë, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Ato janë regjistruar në minus 3 deri në minus 4 gradë celcius.

 

 

     Pergatiti: Jonida Salku

 


15:45:00 - 07.09.2010 - Kronika
Myftiu i Lushnjes Tomorr Boriçi, është sohqëruar sot në Policinë e Tiranës nga agjentët e Antiterrorit. Ai dyshohet për një trasfertë financiare të ardhur nga Arabia Saudite përmes një studenti shqiptar, e cila duhej të ishte përdorur për fina...

11:33:00 - 07.09.2010 - Kronika
Pas shumë protestavë që kanë bërë banorët e Dukatit, për të kërkuar të drejtën e tyre të pronës, kanë menduar të “bëjnë drejtësi” në mënyrën e tyre. Ata kanë “pushtuar” gadishullin e Karaburu...

11:06:00 - 07.09.2010 - Kronika
Një numër i konsiderueshëm mësuesish kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo, për shkak se Ministria i ka kaluar emrat e tyre nga mësues “aktivë” në mësues “në dispozicion”. Ata nuk kanë të drejtë...

12:46:00 - 06.09.2010 - Kronika
Disa shpërthime radhazi kanë ndodhur mbrëmë pranë hidrocentralit të Fierzës, në Urën e Drinit. Bëhet e ditur nga policia se shpërthimet kanë ndodhur gjatë natës, por nuk ka patur as viktima dhe as dëme. Sipas policisë, shpërthimet e ndodhura pra...

12:04:00 - 06.09.2010 - Kronika
Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit i është drejtuar me një letër trupit gjykues të kësaj cështje, ku i kërkohet të bëjë një gjykim të pandërprerë, të përditshëm, derisa të ketë një zgjidhje. Le...


    Berisha: Pret në takim Camille Naumah























  • Gjatë një vizite urimi për fillimin e punës në krye të qeverisë së re, Camille Naumah, përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, i shprehu Kryeministrit Berisha sot,  garancinë se Banka Botërore do ta vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.
    "Banka Botërore do të vazhdonte me të njëjtin përkushtim punën për përfundimin e projekteve të nisura, si dhe fillimin e projekteve të reja, konform strategjisë së saj për zhvillimin e vendit", tha Naumah.
    Znj.Naumah i ofroi Kryeministrit Berisha asistencë edhe për përballimin e pasojave të tërmetit nga BB-ja në fushën e shëndetësisë, të ambientit, etj.
    Nga ana e tij Kryeministri Berisha e falenderoi znj.Naumah për vizitën dhe theksoi se  qeveria e tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Bankën Botërore, në suksesin e projekteve ekzistuese, si dhe në atë të projekteve të ardhshme.
    Gjatë takimit, znj. Naumah tha se Banka Botërore po bën një studim në lidhje me zhvillimet klimatike dhe situatën e burimeve ujore në Ballkan, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
     
       Përgatiti:  Violeta  Ndoj
     




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.