11:57:00 - 09.03.2010Kronika

McIlwham: Dhuna, problem shqetësues në Shqipëri


Duke iu rferuar raportit më të fundit që publikoi raportuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Philip Alston për Shqipërinë, edhe Ambasadorja britanike në Tiranë Fiona McIlwham, ka deklaruar dje në ditën e gruas se dhuna mbetet një problem shqetësues për Shqipërinë. Edhe pse ka vlerësuar ndryshimet pozitive që ka pësuar legjislacioni shqiptar  në këtë drejtim, Ambasadorja birtanike mendon se reformat nuk janë të mjaftueshme.

McIlwham i tërhoqi këtu vëmendjen edhe mediave, që shpeshherë i trajtojnë kronikat e dhunës në mënyrë të papërgjegjshme. Ajo sugjeron që gratë shqiptare duhet të përfshihen në luftë individuale për të drejtat e tyre. “Barazia gjinore dhe anti-diskriminimi nuk mund të jenë një ditë, një ligj, një program apo një titull në media. Në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi të qartë se diversiteti është diçka që shkon në zemër të Britanisë moderne dhe në thelbin tonë si popull evropian. Kjo është ajo që na jep forcë dhe dinamizëm. Por është në dorën e të gjithë ne, qeveritë, shoqëria civile, qytetarët, burra, gra, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, në BE apo në Shqipëri, për tu siguruar që do të shfrytëzojmë plotësisht këtë talent dhe energji”, tha McIlwham.

 

 

     Pergatiti: Jonida Salku


15:45:00 - 07.09.2010 - Kronika
Myftiu i Lushnjes Tomorr Boriçi, është sohqëruar sot në Policinë e Tiranës nga agjentët e Antiterrorit. Ai dyshohet për një trasfertë financiare të ardhur nga Arabia Saudite përmes një studenti shqiptar, e cila duhej të ishte përdorur për fina...

11:33:00 - 07.09.2010 - Kronika
Pas shumë protestavë që kanë bërë banorët e Dukatit, për të kërkuar të drejtën e tyre të pronës, kanë menduar të “bëjnë drejtësi” në mënyrën e tyre. Ata kanë “pushtuar” gadishullin e Karaburu...

11:06:00 - 07.09.2010 - Kronika
Një numër i konsiderueshëm mësuesish kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo, për shkak se Ministria i ka kaluar emrat e tyre nga mësues “aktivë” në mësues “në dispozicion”. Ata nuk kanë të drejtë...

12:46:00 - 06.09.2010 - Kronika
Disa shpërthime radhazi kanë ndodhur mbrëmë pranë hidrocentralit të Fierzës, në Urën e Drinit. Bëhet e ditur nga policia se shpërthimet kanë ndodhur gjatë natës, por nuk ka patur as viktima dhe as dëme. Sipas policisë, shpërthimet e ndodhura pra...

12:04:00 - 06.09.2010 - Kronika
Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit i është drejtuar me një letër trupit gjykues të kësaj cështje, ku i kërkohet të bëjë një gjykim të pandërprerë, të përditshëm, derisa të ketë një zgjidhje. Le...


    President i Polonisë, Bronislaw Komorowski























  • Nuk ka arritur që në “fronin” e Presidentit të Polonisë të mbetet “e njëjta figurë” për polakët, Jaroslaw, vëllai binjak i të ndjerit Lech Kaczynski. Vdekja aksidentale e këtij të fundit, solli domosdoshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja presidenciale në Poloni. Në votimet e dyta të balotazhit kanë qënë rivalë Jaroslaw Kaczynski dhe Bronislaw Komorowsi. Ky i fundit ka qënë president i përkohshëm në Poloni, që pas datës 10 prill, kur vdiq paraardhësi.
    Komorowski fitoi zgjedhjet presidenciale. Ai mori 52.6% të votave, ndërsa rivali i tij Kaczynski, mori 47.4% të votave. Tani Komorowski do të jetë edhe zyrtarisht Presidenti i Polonisë përgjatë mandatit të ardhshëm.
     
     
     
        Pergatiti: Jonida Salku




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.