11:25:00 - 09.03.2010Emigranti

Shqiptari hedh në gjyq SHBA-në


Emigranti shqiptar Bledar Vaso, ka paditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Apelit të atjeshme, pasi e kanë dëbuar në vitin 1997. Në këtë vit, shtetasi Vaso hyri në SHBA me një pasaportë italiane, që rezultoi e falsifikuar, ndaj u dëbua nga SHBA. Ai aplikoi më pas në këtë shtet për të kërkuar azil, duke deklaruar se ishte larguar vullnetarisht. Në dhjetor të 1998-ës, emigrantit iu mohua e drejta për azil nga gjyqtari i emigracionit dhe pas një sërë këmbënguljesh, në vitin 2003 u mohuan përfundimisht aplikimet e shqiptarit nga Bordi i Ankesave të Emigracionit në SHBA. Vaso kërkoi rishikim të cështjes, ndëkohë që për periudhën 10 vjecare, u la të qëndronte i lirë në SHBA, ku u martua me një shtetase amerikane me të cilën ka dy fëmijë. Në gusht të 2007-ës ai u arrestua për tu dëbuar, ndërkohë që kërkoi ndihmë nga USCIS për të shmangur largimin nga SHBA. USCIS vendosi se aplikimi i shqiptarit ishte i papranueshëm, në dhjetor 2007, USCIS lëshuar një njoftim për të mohuar aplikimin. Në përgjigje të kësaj, në dhjetor, 2007, Vaso dorëzoi një Kërkesë për anulimin e vendimit me arsyen e papranueshmërisë, pasi largimi i tij nga SHBA, do të krijonte vështirësi për gruan e tij amerikane. Ndërkohë, në janar 2008, pas refuzimit të dy kërkesave, Vaso ka hedhur në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu gjykata po merret tashmë me këtë cështje të radhës të kalvarit të emigrantit shqiptar.

 

 

   Pergatiti: Jonida Salku


12:27:00 - 31.08.2010 - Emigranti
Zv/Ministri i Jashtëm i Greqisë Dimitris Droutsas, ka folur sërish rreth ngjarjes së disa ditëve më parë në Himarë, nga ku mbeti i vrarë minoritari grek, Aristotel Guma. Në një intervistë të dy ditëve më parë, Droutsas ka kërkuar nga qeveri...

12:38:00 - 20.08.2010 - Emigranti
Sic bën të ditur Ministria italiane e Ekonomisë, një ndër dy pensionistë në këtë shtet merr më pak se 1 mijë euro në muaj, ndërsa një ndër pesë prej tyre, merr më pak se 500 euro. E po ashtu, me ligj sa vjen e shtohen vitet e punës, si dhe ...

17:09:00 - 18.08.2010 - Emigranti
Në Ohio do të hapet një park kombëtar shqiptar në Kleverland, që do të mbajë emrin e humanistes me origjinë shqiptare, Nënë Tereza. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Ohio, Adem Meta, gjatë një takimi q&eum...

11:46:00 - 17.08.2010 - Emigranti
Lëvizja “Zgjohu!” e Maqedonisë, ka përshëndetur debatin e filluar nga një grup intelektualësh shqiptarë, të cilët kërkuan nga Presidenti i Shqipërisë dekretimin e një ligji që do t’i jepte shtetësi shqiptare të gjithë ...

11:03:00 - 28.07.2010 - Emigranti
Sipas “Amnesty International”, shteti grek i trajton si kriminelë azilkërkuesit dhe emigrantët ilegalë. Sipas një raporti të publikuar dje, Greqia injoron të gjitha të drejtat e azilkërkuesve që garantohen nga ligji ndërkombëtar. Po ashtu, vërehet n&e...


    Miratohet plani anti-korrupsion























  • Grupi ndërministror i punës për strategjisë ndërsektoriale të parandalimit të luftës kundër korrupsionit, nën drejtimin e Ministrit të Shtetit Genc Pollo, ka miratuar dje Planin e Veprimit për këtë strategji dhe për qeverisjen transparente. Ky plan detajon të gjitha veprimtaritë që cdo Ministri duhet të ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit. Plani i Punës ka të bëjë me rishikimin e procedurave e të veprimtarive ku korrupsioni është i mundur, si dhe masat që do të ndërmerren për ndëshkimin e keqbërësve të përfshirë në akte korruptive. Cdo Ministri, dikaster dhe agjenci shtetërore, sipas planit do të verifikohet dhe reformohet në cdo hap, veprimtari ose procedurë, që mund të dyshohet për rryshfet apo të tjera veprime korruptive.
    Strategjia antikorrupsion mbështetet me një projekt prej 2.1 milionë eurosh nga Komisioni Europian dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.
     
     
        Pergatiti: Jonida Salku




    »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.