16:51:00 - 08.09.2010 - Politikë

Topi pret zv/Sekretaren e OKB-së


16:21:00 - 08.09.2010 - Politikë
Edi Rama, në cilësinë e kreut të Bashkis&eu...
15:32:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Sekretarja amerikane e shtetit Hilar...
14:37:00 - 08.09.2010 - Politikë
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit t&eum...
14:22:00 - 08.09.2010 - Politikë
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch,...
12:46:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Në një laborator p&eum...
12:07:00 - 08.09.2010 - Nga Bota
Mosmarrëveshjet mes Kryeministrit italia...
11:27:00 - 08.09.2010 - Politikë
Dje është pritur në një t...
11:06:00 - 08.09.2010 - Politikë
Raportuesja për Shqipërinë n&e...
17:34:00 - 07.09.2010 - Politikë
Partia Socialiste, nëpërmjet depute...
17:12:00 - 07.09.2010 - Investime
Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar sot s...
15:45:00 - 07.09.2010 - Kronika
Myftiu i Lushnjes Tomorr Boriçi, ë...

14:30:00 - 08.09.2010 - ART, KULTURË, GOSSIP
Këngëtarja Ledy Gaga është shfaqur si asnjëherë tjëtër me veshjet e saj super të vecanta dhe të cuditshme. Gaga ka pozuar për revistën “Vogue’ e veshur me bikini ngjyre mishi kafshesh. Veshja e saj ka shkaktuar zemërim në organizatën ...

13:13:00 - 08.09.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Dihet tashmë që Serbia ka bërë gati një projekt-rezolutë për ta paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë ku kërkohet ridiskutimi i statusit të Kosovës. Por, pas një sërë kundërshtive që janë shfaqur për...

15:16:00 - 04.08.2010 - TEMA SOCIALE
Le të vëmë pak gëzim tek gjithcka që bëjmë. Le të kemi një ndjenjë të shëndoshë të humorit të mirë. Dhe të mos harrojmë se buzëqeshja është transmetuese! Ja ca gjëra që nuk i dini rreth buzëqeshjes: ...


    Itali, Projektligji "shtupë" i informacionit (Pj. II: Reagime)










  •  
     
     
          Nga Brunilda Ternova

          ...Vazhdim...

          - Reagimet
          Projekt-ligji ka krijuar shumë indinjatë në popull dhe ka ngritur një valë protestash të ashpra nga gazetarët, redaktorët, botuesit, gjykatësit dhe ekspertët ligjorë, të cilët vënë në dukje se ky ligj do të vështirësojë shumë hetimet mbi krimin e organizuar dhe mbi korrupsionin, dhe praktikisht do pamundësojë publikimin e lajmeve mbi këto argumente. Kritika të forta nuk kanë munguar edhe nga Shoqata Kombëtare e Magjistraturës (ita. Associazione Nazionale Magistrati) dhe nga Presidenti i saj Luca Palamara. “Projekt-Ligji mbi survejimet do të gjunjëzojë aktivitetin e hetimeve të prokurorise së shtetit dhe të policisë, përveçse do të kufizojë lirine e informacionit; shfuqizimi i këtij mjeti hetues do të thotë në mënyrë të pashmangshme garanci për mos-ndëshkimin e kriminelëve”, shprehet Palamara.
          Reagimet e Federatës Kombëtare të Shtypit Italian (F.K.Sh.I.) e gjykojnë këtë ligj si një agresion të papranueshëm duke mobilizuar jo vetëm në Itali por edhe jashtë saj gazetarë, shoqata, sindakata dhe lëvizje të ndryshme të shoqërise civile me qëllim sensibilizimin ndërkombëtar. Gjatë manifestimit të zhvilluar më 1 korrik në sheshin Navona në Romë, Segretari i F.K.Sh.I. Franco Siddi, u shpreh për një rezistencë qytetare të shekullit të 21: “…mosbindje qytetare pasi ligjet e gabuara nuk duhen respektuar. Në të kundërt dhunohen ligjet mbi shtypin e lirë dhe mbi Kushtetutën”.
    Presidenti i F.K.Sh.I., Roberto Natale, do të deklarojë në uebsitin e federatës: “Ne nuk jemi korporativë dhe e kemi sqaruar me fakte negativitetin e këtij projekt-ligji. Nëse ky projekt-ligj aprovohet atëherë ne si Federatë do të apelojmë në Gjykatën Europiane. Një ditë në heshtje”, vazhdon Natale, “për të dëshmuar dhe denoncuar situatën e rëndë që po krijohet në vend nga ky projekt-ligj. Një heshtje kjo, që do të kthehet në heshtje absolute për shumë lajme, nëse ky ligj aprovohet”. Në këtë mënyre presidenti i F.K.Sh.I. ka konfirmuar grevën e përgjithshme të gazetarëve dhe të botuesve italianë, që do zhvillohet më 9 korrik, për të protestuar kundër ligjit famëkeq.
          Reagimet e ashpra kanë kaluar kufijtë e Italisë e kanë mbërritur edhe nga Departamenti Amerikan i Drejtesise, nga OSBE- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe nga Këshilli i Europës. Konkretisht Departamenti Amerikan i Drejtesise është shprehur me anë të zëdhënësit të vet Lanny Bauer, i cili, gjatë një vizite në Itali për të përkujtuar vrasjet e gjykatësve Borsellino e Falcone nga ana e mafjes, do të vinte theksin tek rëndësia esenciale që kanë përgjimet gjatë hetimeve. Ndërsa OSBE, duke e ftuar klasën politike italiane të heqë dorë nga aprovimi i këtij Projekt-Ligji ose ta modifikojë atë sipas standarteve europiane, shprehej më 15 qershor me anë të Përfaqësueses për Lirinë e Mediave znj. Dunja Mijatovic: “Jam e shqetësuar që Senati miratoi një projekt-ligj që mund të pengojë seriozisht gazetarinë investiguese në Itali, duke shënuar »»»
        
Video


17.03.2010
Driloni...
Pamjet me te bukura nga Driloni, pjesa me e bukur turistike e qytetit te Pogradecit.