19:32:00 - 12.03.2010 - Kronika
Shembja masive në lagjen Kodër Vile...
18:19:00 - 12.03.2010 - Politikë
Qeveria greke e mbështet plotësisht...
17:47:00 - 12.03.2010 - Kronika
Treni i linjës Tiranë-Shkodër ...
16:40:00 - 12.03.2010 - Politikë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara t&eum...
16:00:00 - 12.03.2010 - Nga Bota
Një projektligj i ri për kujdesin e...
15:49:00 - 12.03.2010 - Politikë
Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka d...
14:39:00 - 12.03.2010 - Univers çudirash
1. Lidhja trup-mendje Shkenca mjekësore...
12:34:00 - 12.03.2010 - Nga Bota
Çmimin Nobel për Paqe, do ta dhur...
12:04:00 - 12.03.2010 - Shkenca dhe teknologjia
Shkenctarët suedezë kanë dal&e...
11:36:00 - 12.03.2010 - Politikë
Ndër zhvillimet e seancës së d...
11:15:00 - 12.03.2010 - Politikë
Në kuadër të qëndrimit t&...

19:57:00 - 12.03.2010 - ART, KULTURË, GOSSIP
Një prej protagonisteve të serilalit të suksesshëm amerikan “Grey's Anatomy”, Katherine Heigl ka vedosur t’a braktisë filmin, për t’ju përkushtuar kinemasë së vërtetë. Vetë aktorja nuk është shprehur në lidhje me këtë, po...

19:28:00 - 12.03.2010 - RAJONI I BALLKANIT
Të hënën e ardhme, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Miloshoski, do të kryejë një vizitë zyrtare në Prishtinë. Në këtë vizitë, sipas “Ora News”, Miloshoski do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Kosov...

13:37:00 - 09.03.2010 - TEMA SOCIALE
Disa trajta të personalitetit mund të jenë të lidhura me forcën e disa lidhjeve të veçanta të trurit. Një studim i Universitetit të Bonit dhe të Arizonës analizon aftësitë elektrike dhe kimike të striatit, një strukture nënkortilale në tr...


    “Vëllazëria” me Turqinë‏…










  •  
     
     
          Nga Naser ALIU

          Me çdo shkrim që shkruaj, paraprakisht e di se dikush mund të mos pajtohet me mënyrën se si mendoj, si gjykoj, si i shoh apo shqyrtoj dukuritë dhe shfaqjet në shoqëri. Për këtë qëndrim herë pas herë më dërgohen email dhe më kërcënohen. Më shajnë dhe me dërgojnë propagandë fetare, duke sharë një fe dhe duke ngritur tjetrën! Sa herë që më shajnë dhe kërcënohen, unë kuptoj se qëndrimi im është i drejte. Këtë ma bëjnë të qartë disa shkrues me mënyrën se si artikulohen. Ofendimet nuk vijnë nga opionist apo intelektual të mëdhenj shqiptarë (unë mendoj si ata apo ata pajtohen me vështrimet e mia); sharjet dhe kërcënime vijnë nga njerëz, që nuk i njoh as për nga veprimtaria kombëtare, as për veprimtari intelektuale.
          Unë mendoj ndryshe nga këta të fundit!
          Ky jam unë, i mirë apo i keq, dhe lexoj me kënaqësi mendimin, qe është ndryshe nga i imi. Dua vazhdimisht të mësojë dhe t´i korrigjoj mendimet dhe nëse më janë shndërruar në ide fikse pa dijen time, pranoj faktet e reja, vetëm faktet dhe ndryshoj gabimet eventuale. Mjafton t´i përmbahen rregullave të mirësjelljes dhe të polemizohet.
          Sa i përket Turqisë, nuk mendoj se populli turk është i egër, por mendoj se është ndryshe nga ne dhe në aspektin e qytetarisë jemi disa dekada para tyre, kurse Qeveria e sotme turke, në kohën e fundit po përpiqet vetëm në bazë të një njësojshmërie, t´i fshijë 99 dallime tjera. Dallimet na bëjnë neve komb me identitet. Nëse jemi shqiptarë. nuk jemi vëllezër me ta. Nëse jemi vëllezër, nuk jemi shqiptarë, por turq. Vëllazëria ekziston vetëm në bazë të gjakut, por jo në bazë të bindjeve: ideologjike, fetare, partiake, të profesionit apo të adhurimit të një klubi sportiv. Historia dhe e tashmja dëshmon se feja mund të ndryshohet apo braktiset, por me vëllanë nuk mund të procedohet kështu. Kur një i madh të konsideron vëlla, duhet te bëhesh si ai. Si vëllai i madh! Gjermania nuk e konsideron vëlla popullin austriak! Edhe pse ka më shumë arsye se sa Turqia me ne!
          Shqiptaret e djeshëm e kanë luftuar pikërisht këtë dhe rezultoi me krijimin e një shteti të vogël shqiptar,
          1) sepse krishterët konsideronin vëlla njeri tjetrin dhe na copëtuan! Si këta, që sot na sugjerojnë Turqinë.
          Unë nuk dua te bëhem vëlla i turqve, nuk dua ta gënjej veten me vëllazëri imagjinare, mirëpo nuk mund t´ia ndaloj askujt të transformohet në vëlla, por kam të drejtë në këtë rend të sotëm ta them mendimin tim: se disa vëllezër të mi po dezertojnë kombëtarisht!
    Unë nuk do të bëhem vëlla as me pushtuesin e djeshëm serb, as me të pardjeshmin turk, respektivisht me asnjë pushtues tonin. Mirëpo refuzimi i vëllazërisë, nuk nënkupton kundërshtimin e bashkëpunimit, ku kemi dobi të dy popujt! Politikisht për popujt është vetëvrasëse nëse jetojnë me bindje të djeshme dhe përjashtojnë rrethanat e reja dhe interesat e reja, të sotshme! Mirëpo, duke u bazuar në interesin reciprok.
      »»»
        
Video


03.03.2010
Gjithe Shqiperia ne nje klip...
Klip promocional, i realizuar me pamjet me te bukura nga gjithe Shqiperia.